Ruskovska: Nuk jam e kënaqur nga Policia Financiare, “Perandoria” është në ekspertizë pas intervenimit tim

Është e papranueshme që Policia Financiare gjatë vitit të kaluar të vijnë vetëm 9 paraqitje për larje parash dhe asnjë prej tyre të mos jetë dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion ose kundër funksionarëve të lartë, thotë prokurorja për Krim të organizuar dhe Korrupsion Villma Ruskovska në një intervistë për SDK, njofton Portalb.mk.

Për hetimet me interes të lartë publik, ajo thotë se për ‘Shkupi 2014” përfundimisht do të referohet në Prokurorinë Republikane. Deri më tani ka deputetë të akuzuar dhe gjyqtarë dhe thotë se nëse nuk kap krim dhe akuzon funksionarë nga pushteti ekzekutiv veten do ta llogaritë si prokuror jo aq të suksesshëm.

“Unë personalisht nuk jam e kënaqur me bashkëpunimin me Policinë Financiare. Atë e theksova edhe kur e kam mbrojtur raportin vjetor për vitin 2019-të në Këshillin e Prokurorëve Publik se gjatë tërë vitit 2019-të kemi vetëm 9 lëndë për larje parash, që është e papranueshme në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Në fakt, të gjitha lëndët janë në bashkëpunim me MPB-në Sektorin për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz”, thotë Ruskovska.

Prokurorja flet gjithashtu edhe për lëndët “Perandoria”, “Aktor”, “Shkupi 2014”, “Ryshfeti për autostradat kineze” dhe me të gjitha para(hetimet) e ish PSP-së.

“Lënda “Perandoria” u dërgua në ekspertizë, nuk dëshiroj të them ku, ende është herët. Kemi marrë letër me të cilën janë refuzuar ekspertizat, por me ndërmjetësimin tim, pranuan. Pak e riprecizuam urdhrin për ekspertizë, sot do ta dërgojmë sërish dhe do të fillojë ekspertiza. Në lidhje me hetimin për “Shkupi 2014”, jemi marrë vesh me kolegët që sot të referohet në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut, a për lëndët tjera nuk kanë ardhur që të referohen as para mua, as para Prokurorisë Republikane. Kjo është përgjigja për këto lëndë me interes të gjerë. Fillimisht para meje dhe eventualisht para kolegjiumit, pastaj para Prokurorisë Republikane”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button