Dorëhiqet zyrtari i lartë ligjor skocez për shkak të projektligjit për Brexit-in

Avokati i përgjithshëm për Skocinë dhe anëtari i Dhomës së Lordëve, Lord Keen i dorëzoi dorëheqjen të mërkurën kryeministrit britanik, Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai u largua në mes të një mosmarrëveshjeje rreth projektligjit të diskutueshëm të Tregut të Brendshëm të Britanisë së Madhe. Keen është një zyrtar i lartë ligjor që këshillon qeverinë për ligjin skocez.

“I parashtrova dorëheqjen time kryeministrit, gjëja e parë këtë mëngjes. Unë ende nuk kam marr përgjigje nga kryeministri”, tha ai për gazetën skoceze “Press and Journal”.

Johnson më vonë pranoi dorëheqjen e tij.

Keen kishte thënë se sekretari i Irlandës së Veriut, Brendan Lewis gaboi kur tha se projektligji i diskutueshëm do të shkelë ligjin ndërkombëtar.

“Pikëpamja ime është që sekretari i shtetit për Irlandën e Veriut në thelb iu përgjigj pyetjes së gabuar”, tha ai në Dhomën e Lordëve të martën.

Lewis u tha deputetëve sot, megjithatë: “Unë kam folur me Lord Keen, kur ai vërejti pyetjen specifike që u bëra javën e kaluar. Ai u pajtua me mua se përgjigjja që dhashë ishte e saktë. Kjo përgjigje që dhash pasqyron këshillat ligjore të qeverisë”.

Pasi Lewis ishte këmbëngulës në qëndrimin e tij, Keen dha dorëheqjen.

Qeveria britanike ka pranuar publikisht se projekt-ligji i saj i brendshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të shkelë ligjin ndërkombëtar. Projekt-ligji do të anashkalojë në mënyrë të njëanshme aspektet kryesore të marrëveshjes së tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, veçanërisht protokollin e Irlandës së Veriut.

Qeveria argumenton se kjo është e nevojshme për të siguruar qasje të pakufizuar për mallrat nga Irlanda e Veriut në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, marrëveshja që Johnson tani kërkon të anashkalojë në mënyrë të njëanshme është ajo që ai vetë negocioi, bëri fushatë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vitn 2019 dhe nënshkroi në janar.

Lewis javën e kaluar tha në parlament se “kjo shkel ligjin ndërkombëtar në një mënyrë shumë specifike dhe të kufizuar. Ne jemi duke marrë kompetencat e kësaj për të zbatuar konceptin e ligjit të BE-së të efektit të drejtpërdrej në rrethana të caktuara të përcaktuar shumë ngushtë”.

Projektligji thotë se disa dispozita do të kenë efekt “pavarësisht nga mospërputhja ose papajtueshmëria me ligjin ndërkombëtar ose ligjet tjera të brendshme”.

Pjesët e çdo marrëveshjeje të ardhshme të Brexit-it që kundërshtojnë projekt-ligjin do të “pushojnë të njihen dhe të jenë të disponueshme në ligjin e brendshëm”, shtoi ai.

Projekt-ligji përfshin një seksion me përjashtime gjithëpërfshirëse, duke thënë se ai tejkalon “çdo legjislacion tjetër, konventë ose rregull të ligjit ndërkombëtar ose vendas çfarëdo qoftë, duke përfshirë çdo urdhër, aktgjykim ose vendim të Gjykatës Evropiane ose të ndonjë gjykate ose tribunali tjetër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button