Shkup, në 24 orët e fundit janë gjobitur 379 shoferë, 101 prej tyre kanë vozitur shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16 shtator) ka vazhduar e kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit, njofton Portalb.mk.

Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 379 sanksione, në mesin e të cilave 17 për vozitje pa patentë shoferi, 101 për tejkalim të shpejtësisë, 32 për mosregjistrim, 41 motoçiklista të sanksionuar, 66 për parkim të parregullt dhe 68 automjete janë ngritur karrotrec. Gjithashtu janë gjobitur edhe 78 qytetarë për mosmbajtje të maskës.

Ashtu siç informojnë nga MPB, kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ata apelojnë te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion. Kontrollet e përforcuara kanë filluar më 15 shtator, a përveç në Shkup, ata do të zhvillohen edhe në qytetet tjera.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara kanë të bëjnë veçmas me ato shkelje të cilat und të shkaktojnë aksidente me pasoja serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button