Dëmi ekonomik nga koronavirusi “nuk do jetë aq i madh” sa është parashikuar

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është duke parashikuar se dëmi ekonomik global nga pandemia me koronavirus nuk do të jetë aq i madh sa është parashikuar, mirëpo rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë më modeste se që është pritur.

Instituti ndërqeveritar me bazë në Paris, ka thënë më 16 shtator se pritet që rritja e bruto prodhimit të brendshëm do të tkurret për 4.5 për qind këtë vit – apo 6 për qind më pak rënie sesa ishte parashikuar tre muaj më parë.

Ekonomia globale pritet të ketë rimëkëmbje ekonomike prej 5 për qind sipas kësaj Organizate, ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 për qind, transmeton REL.

“Rikthimi i aktivitetit biznesor pas lehtësimit të masave të izolimit ka humbur momentumin prej muajit qershor, kryesisht në ekonomitë e avancuara”, ka thënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në çerekun e dytë të vitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 për qind më i ulët sesa në fund të vitit 2019, para se të shpërthente pandemia me koronavirus.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, këtë rënie e ka quajtur “shok të pashembullt të kohërave moderne”.

Kjo Organizatë ka thënë se parashikimet e reja tregojnë se asnjë vaksinë për koronavirus nuk do të mund të jetë lehtësisht e qasshme deri në fund të vitit 2021.

Duke shikuar ekonomitë individuale, Kina pritet të jetë e vetmja ekonomi që do të zgjerohet më 2020, me rreth 1.8 për qind.

Shtetet e Bashkuara, që kanë ekonominë më të madhe në botë, do të përballen me tkurrje ekonomike prej 3.8 për qind, apo shumë më të vogël sesa vende tjera të zhvilluara.

Ekonomia gjermane pritet të tkurret për 5.4 për qind, në krahasim me 7.9 për qind në nivel të Eurozonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button