Barbados do të heq Mbretëreshën Elizabeth si kryetare e shtetit

Barbados, një vend i vogël ishull i Karaibeve me një popullsi prej rreth 300 mijë banorësh, ka bërë të ditur se do të heq Mbretëreshën Elizabeth si kryetare e shtetit deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm, pasi vendi përpiqet të kalojë historinë e saj koloniale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ka ardhur koha që ta lëmë plotësisht të kaluarën tonë koloniale”, tha guvernatorja e përgjithshme e Barbados, Sandra Mason, duke mbajtur një fjalim në emër të Mia Mottley, e cila në vitin 2018 u zgjodh gruaja e parë kryeministre e vendit.

“Populli i Barbados dëshiron një kryetar shteti. Kjo është deklarata përfundimtare e besimit në atë që jemi dhe çfarë jemi të aftë të arrijmë. Prandaj, Barbados do të bëjë hapin tjetër logjik drejt sovranitetit të plotë dhe do të bëhet një republikë në kohën kur ne festojmë 55-vjetorin e pavarësisë”, tha Mason.

Pavarësisht asaj se fitoi pavarësinë nga britanikët në vitin 1966, Barbados mbajti një lidhje zyrtare me monarkinë si vendet e tjera që dikur ishin pjesë e Perandorisë Britanike.

Mbretëresha është kryetare e shtetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe të 15 vendeve të tjera që më parë ishin nën sundimin britanik, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Xhamajkën, Bahamas, Papua Guinean e Re dhe territore të tjera.

Vendi i fundit që hoqi Mbretëreshën Elizabeth II si kryetare e shtetit pas pavarësisë ishte Mauritiusi në vitin 1992.

Nëse vazhdon me këtë plan, Barbados do të jetë vend ku kreu i shtetit është një president i zgjedhur. Xhamajka po ashtu ka propozuar se kjo është një rrugë që së shpejti mund ta ndjekë.

Kur u pyet për vendimin, Pallati Buckingham e nënvlerësoi çështjen, duke theksuar se kjo është një çështje e popullit të Barbados.

Por nuk është hera e parë që Barbados synon të bëhet republikë. Çështja është diskutuar që nga viti 1998, por asnjëherë nuk është kryer.

Mbretëresha Elizabeth rrallë viziton ishullin dhe funksionet ceremoniale të zyrës së saj kryhen normalisht nga guvernatori i përgjithshëm.

Barbados është një nga ishujt më të begatë dhe të populluar në Karaibe dhe ekonomia e saj kryesisht bazohet në turizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button