Kombet e Bashkuara nuk po promovojnë një rend të ri botëror me të cilin do të heqin dorë nga të drejtat e njeriut

Një postim në rrjetin social “Facebook” pretendon se projekti i Kombeve të Bashkuara 2021-2030 do të tërheq të gjitha të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e pronës, dhe se virusi Korona është nisma e gjithçkaje që paraqitet si fundi i botës. Disa nga pretendimet janë si më poshtë:

“Një qeveri botërore”

“Një Bankë Qendrore Botërore”

“Një ushtri botërore”

“Fund i sovranitetit kombëtar”

“Fundi i Pronës Private”

“Kontrollimi i rritjes së popullsisë”

“Më tepër vaksina të detyrueshme”

“Shoqëri me çipa”

Për të rritur besueshmërinë e këtyre pretendimeve, një foto e një dokumenti që tregon një listë të 25 të drejtave të njeriut që Kombet e Bashkuara pretendohet se do të heqin u botua në vetë postimin. Fotoja mban logon e KB-së, me mbishkrimin “Rendi i Ri Botëror”. Duke kërkuar për një dokument të tillë, “Vërtetmatësi” arriti në përfundimin se publikimi dhe dokumenti ishin të rreme, shkruan Vërtetëmatës.

Kombet e Bashkuara, në një deklaratë për disa media dhe shërbimet për verifikimin e fakteve, shpjeguan se dokumenti ishte plotësisht i rremë.

Të gjithë artikujt në listë janë ose plotësisht të rremë ose të shtrembëruar, tha një zëdhënës i OKB-së për shërbimin për gjetjen e fakteve AFP në 27 qershor 2020. Zëdhënësi i KB-së gjithashtu theksoi se Agjenda 21 dhe Agjenda 2030 nuk ishin ligjërisht të detyrueshme.

Kërkimi i fjalëve kyçe nga postimi në Facebook në dokumentet e përmendura të KB-së nuk jep ndonjë rezultat, gjë që tregon qartë se është një mashtrim. Po ashtu është e rëndësishme të theksohet se KB nuk ka një projekt 2021-2030, siç pretendohet në tekst, por më tepër bëhet fjalë për dy agjenda të ndryshme të miratuara në konferenca të ndryshme.

Çfarë është Agjenda 21 ?

Agjenda 21 adreson dimensionet globale sociale dhe ekonomike; ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve; forcimin e rolit të grave, fëmijëve dhe punëtorëve dhe propozon metoda për zbatim.

Agjenda 21 u miratua nga më shumë se 178 qeveri në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedis dhe Zhvillim që u mbajt në Rio de Janeiro, Brazil, nga 3 deri më 14 qershor 1992.

Çfarë është Agjenda 2030 ?

Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm është një rezolutë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së në 2015, që synon arritjen e 17 qëllimeve brenda 15 viteve, të tilla si përfundimi i varfërisë, urisë, sigurimi i një jete të shëndetshme, arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor, arritjen e barazisë gjinore, si dhe veprimtari për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ky postim në Facebook është shpërndarë mbi 300 herë, gati njëqind reagime dhe një dyzinë komentesh. Komentet thonë se KB është një organizatë fashiste dhe se tmerri dhe fundi i botës po na pret në periudhën në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button