Dimitrov: Nga Greqia presim përkrahje dhe ndihmë në rrugën evropiane

Vendimi për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim në BE është kthesë kyçe edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për rajonin në vitin 2020, e njëheri edhe konfirmim për përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj prioriteteve të tij gjeostrategjike. Kjo është porosia kryesore, të cilën zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot e dërgoi në takimet me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe me ministrin alternariv të Punëve të Jashtme, të ngarkuar për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, të cilëve Dimitrov u transmetoi se Maqedonia e Veriut nga Greqia pret përkrahje të fuqishme në procesin integrues.

Siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane (SÇE), në takimin me Dendiasin në fokus të bisedës ishte përkrahja e tillë dhe ndihma nga Greqia fqinje si pjesë thelbësore në kapitullin e ri të marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe hap i madh drejt vizionit të përbashkët për ardhmërinë, transmeton MIA.

Dimitrov, siç thuhet, informoi për pritjet lidhur me kornizën negocuese që të miratohet deri nga fundi i këtij viti, gjatë kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së.

Në takimin me ministrin alternativ Varviciotis, janë shqyrtuar bashkëpunimi rajonal dhe bilateral mes dy vendeve, me theks të posaçëm në aktivitetet, të cilat duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme për intensifikimin dhe thellimin e Planit aksional për bashkëpunim dhe implementimin e Memorandumit për bashkëpunim, të nënshkruar mes Sekretariatit për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe MPJ-së së Greqisë. Me këtë mundësohet që pala greke të ofrojë ndihmë konkrete teknike për institucuonet e Maqedonisë së Veriut për harmonizimin e legjislaturës kombëtare në kapitujt konkrete nga asquis evropiane.

“Të dy bashkëbiseduesit potencuan se zbatimi i mëtejshëm i Marrëveshjes së Prespës do të kontribuojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, do t’u mundësojë dy vendeve ta shfrytëzojnë tërë potencialin për bashkëpunim politik dhe ekonomik, por do të mundësojë edhe përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në kuadër të iniciativave rajonale. Është arritur marrëveshje edhe për vizitë të ministrit Varviciotis në Maqedoninë e Veriut në një të ardhme të afërt”, thuhet në kumtesë.

Dimitrov pas takimit deklaroi se tërësisht pajtohet me ministrin Varviciotis.

“Tërësisht pajtohem se që të dy jemi të përkushtuar që bashkarisht të punojmë për lehtësimin e procesit të zgjerimit dhe t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut që ta kalojë rrugën dhe t’i përfundojë këto negociata aderuese, të cilat fillojnë me konferencën ndërkombëtare”, tha Dimitrov.

Zëvendëskryeministri Dimitrov këto takime i ka realizuar në kuadër të vizitës së punës në Athinë, si pjesë e vizitës së parë të punës në vendet e huaja, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button