Tre të vdekur dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat një 57-vjeçar nga Lushnja dhe dy nga Tirana, 74 dhe 83 vjeç, transmeton EN.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 834 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitive 144 persona. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6 733 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Bashkë me humbjet e jetës gjatë ditës së fundit, numri total i viktimave të shkaktuara nga coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 343 humbje jete.

Rastet ditore: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale                   76400

Raste pozitive                    11816

Raste të shëruara              6733

Raste Aktive                        4740

Humbje jete                         343

(Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2372

Durrës                  526

Shkodër               365

Lezhë                    274

Elbasan                 262

Korçë                     214

Fier                        212

Vlorë                     181

Kukës                    140

Berat                     93

Dibër                     51

Gjirokastër         50

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button