Përplasje për detin, Rama e Bakoyannis replika për “ndërhyrjen” turke në vitin 2009

Çështja e kufirit detar me Greqinë ka përplasur kryeministrin Edi Ramën, i cili e paditi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e 2009 dhe Dora Bakoyannis ish-ministre e Jashtme dhe firmëtare në atë dokument, transmeton EN.

Gjatë konferencës “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, organizuar nga revista britanike “The Economist” në Athinë, Bakoyannis u shpreh e zhgënjyer që marrëveshja e 2009 u anulua duke e thënë publikisht se “gisht” në këtë punë kishte Turqia.

“U mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo nuk përbën një justifikim që 10-12 vite më pas nuk kemi një marrëveshje. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e vendeve të treta në këto lloj çështjes nuk ndihmojnë. Ne e dimë që Turqia ka qenë kundër kësaj marrëveshjeje”, tha ish-ministrja e Jashtme greke.

Por sinqeriteti i znj. Bakoyannis për Kryeministrin shqiptar ishte një e pavërtetë duke u shprehur se aso kohe, Presidentin Erdoan nuk e njihte.

“Më duhet të kundërshtoj Dorën për një pikë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009 dhe në atë kohë unë kurrë nuk e kisha takuar, e kurrë nuk kisha folur, e kurrë nuk kisha dëgjuar nga Presidenti Erdogan. Ideja që kjo është një marrëveshje e parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë është absolutisht e pavërtetë”, deklaroi Rama.

Ndërsa debatet dhe replikat për këtë çështje vijojnë, Kryeministri Rama propozoi dy mënyra që do t’i jepnin zgjidhje kësaj çështjeje e do të çonin në një marrëveshjeje mes dy vendeve për kufirin detar.

Deklarata erdhi pas takimit që Rama zhvilloi mbrëmjen e djeshme me homologun e tij grek, Kiriakos Mitsotaqis. Për këtë takim qeveria greke në njoftimin për mediat theksoi se “u ra dakord që dy vendet të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e mbetura pezull dhe të çlirojnë potencialin e madh që mund të krijojnë marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button