Bastisje në Kondovë të Shkupit, u arrestua 34 vjeçari si i dyshuar për vjedhje

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se sot pas një bastisjeje në dy vende në fshatin Kondovë, ka arrestuar 34 vjeçarin S.I, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja sqaroi se ai është i dyshuar për vepër penale “grabitje” në bazë të nenit 141 nga Kodi Pendal i RMV-së, vepër që ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2020.

MPB-ja raportoi se më herët ishte ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Shkupi të dyshuar për vjedhje: R.A. (32), J.I. (36), B.Xh. (27) dhe L.R.(31).

Ata dyshohen se me dhunë në autostradën Shkup-Tetovë kanë detyruar personin B.M. nga Gostivari të kryejnë procedurat për shitblerjen e veturës së tij, si mënyrë për shlyerjen e një borxhi prej 20 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button