Mali i Zi, Lista Shqiptare përgatit platformën për bisedime me shumicën e re

Lista Shqiptare “Koha është tani – Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” do të formojë një grup pune që do të përpilojë platformën për negociata të mundshme për t’u bashkuar me Qeverinë e Malit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka bërë të ditur Lista Shqiptare, e cila ka një deputet, ajo do t’i paraqesë shumicës parlamentare kushtet për pjesëmarrje në qeveri.

“Kemi vendosur të formojmë një grup pune që do të përpilojë platformën për negociata të mundshme për t’u bërë pjesë e qeverisë, e cila do të përmbajë të gjitha çështjet jetësore që janë iniciuar nga subjektet tona”, thanë nga koalicioni shqiptar.

Më tej, sqarohet se Lista Shqiptare do të insistojë për çështjen e kthimit te ish-pronarët për ullishtat në Valdanos afër Ulqinit, decentralizimin e administratës, planifikimin hapësinor, privatizimin apo përcaktimin e vijës së demarkacionit të të mirave detare brenda kornizës ligjore.

“Si dhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Malin e Zi, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë dhe vendosmëri të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi në frymën e parimit që vetëm shqiptarët mund të vendosin për shqiptarët”, thuhet më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button