Kosovë, 3 të vdekur dhe 76 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 604 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 76 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 14.839.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 538 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 59.571 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat tregojnë për 165 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive 2.286.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button