Prokuroria dhe MPB do të kontrollojnë ndërmarrje për dyshim se para zgjedhjeve kanë hapur portale për reklamim zgjedhor

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes kanë zbatuar aksion koordinues, gjatë së cilës janë marrë dokumente nga tre ndërmarrje për të cilat ekziston dyshim i bazuar se në periudhën parazgjedhore kanë hapur portale pa impresum, adresë të selisë dhe pa publikim të çmimores për reklamim, informojnë prej atje.

Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë Urdhër për kontroll të ndërmarrjeve.

Prokurori kompetent i PTHP-së për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë Urdhër për kontroll të ndërmarrjeve.

“Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz gjatë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar raportim sipas të cilës ekziston dyshim se partitë politike gjatë kohës së periudhës parazgjedhore kanë paguar reklamim politik në internet portale që kanë qenë të hapur shpejtë dhe me vizitueshëri të ulët”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Nga PTHP, informojnë se në drejtim të konstatimit të gjetjeve nga njoftimi, gjatë mëngjesit në koordinim me MPB është zbatuar aksioni gjatë së cilës është marrë dokumentacioni prej tre ndërmarrjeve të cilat i kanë themeluar portalet në fjalë, a do të mblidhen edhe dëshmi edhe prej institucioneve relevante.

Përndryshe, në periudhën zgjedhore “Meta.mk” ka bërë shqyrtim të një pjese të internet – portaleve të cilat janë paraqitur deri në KSHZ për reklamim të paguar politik të zgjedhjeve. Mes tyre, janë gjetur portalet të cilat janë hapur në fillim të vitit, pak para publikimit të njoftimit nga KSHZ se të gjitha mediat do të duhet të regjistrohen për reklamim të paguar politik.

Analiza gjithashtu ka treguar se deri te ueb-faqet e disa internet-portaleve nuk mundet të qaset për momentin. Disa prej këtyre “mediave” kanë publikuar përmbajtje tekstuale, por rastësisht ose jo, nuk ka asnjë datë në publikimin e teksteve, a një pjesë e tyre nuk kam impresum të sajtit.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button