ASH dhe AA: Ujë për fshatin Luboten sot dhe pa mashtrime

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – Dega Butel sot në konferencë për shtyp theksoi se në kohën kur gjithë bota është ngritur në këmbë për ta ngritur nivelin e pastërtisë, fshati Luboten i Komunës së Butelit tashmë dy muaj nuk ka ujë në çezmat e veta.

“Ky nuk është lajm i ri, por është një dhimbje të vjetër, që vazhdon të mbetet aktuale për vite të tëra. Madje, përkundër premtimeve të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Shilegov, dhe kryetarit të Komunës së Butelit, Smileski, zotime këto që ishin dhënë edhe me shkrim, sot në Luboten vazhdon të mos ketë ujë të pijshëm nëpër amvisëritë e fshatit. Dhe, duke reaguar dhe duke kërkuar që ky problem të zgjidhet pa premtime, por konkretisht sot dhe pa mashtrime, ne i pyesim këta zotërinj se me çfarë morali do të paraqiten vitin e ardhshëm në Luboten? Si do të kërkojnë votë përsëri kur ata sot në Luboten llogariten si mashtrues?”, thane në konferencë për shtyp.

Ata kërkuan nga Bashkësia Lokale që të bashkohet në betejën e tyre për ujin e pijshëm në Luboten.

“Me këtë rast nuk mund të mos kërkojmë edhe nga Bashkësia Lokale e f. Luboten që të deklarohet se ka qenë e lajthitur nga këta njerëz dhe të bashkohet në betejën tonë për ujë të pijshëm në Luboten. Uji nuk ka ngjyra politike dhe ne do të jemi në shërbim të lubotenasve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë nevojë për ujë”, shtuan nga partia.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – dega Butel, thonë se do të vazhdojë ta ndjekë këtë problem dhe të reagojë në institucionet ku është e përfaqësuar, ndërsa vitin tjetër të premtojë zgjidhje reale e pa pompozitet të këtij problemi.

“Për neve uji nuk duhet të këmbehet me votë. Ne e kemi detyrim që qytetarëve t’u mundësojmë kushte optimale për jetë pavarësisht përcaktimit të tyre politik dhe përkatësisë së tyre etnike a religjioze”, thane në konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button