Është e mundur që njëkohësisht të keni koronavirus dhe grip: Ja çfarë mund t’i shkaktojnë trupit tuaj këto sëmundje

“Me siguri mund të fitoni gripin dhe koronavirusin në të njëjtën kohë, ndërsa kjo do të ketë efekt shkatërrues të sistemit imunitar”, thotë Dr. Adrian Burroughs, mjek amë në Florida, shkruan Panacea.mk.

Në fakt, nëse infektoheni me njërën sëmundje, mund të jeni më të prirur ndaj infeksionit me tjetrën.

“Kur infektoheni nga gripi dhe viruse të tjera të frymëmarrjes, trupi juaj dobësohet dhe bëheni të ndjeshëm, kështu që është shumë e lehtë të merrni një infeksion tjetër”, thotë Dr. Sema Jasmin.

Si gripi, ashtu edhe koronavirusi i ri mund të pushtojnë mushkëritë dhe të shkaktojnë inflamacion, akumulimin e lëngjeve, madje edhe dështimin respirator dhe në rastete më të rënda mund të shkaktojnë sepsë, probleme të zemrës dhe pezmatim të trurit, muskujve dhe zemrës.

Infeksioni i dyfishtë mund të ketë pasoja serioze afatgjate për të gjitha ato organe, thotë Mike Methai, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë.
Sidoqoftë, është akoma herët për të përcaktuar nëse infeksioni i dyfishtë është më i keq se vetëm infeksioni me koronavirus.

SI TË DALLOJMË SIMPTOMAT?

“Simptomat e gripit dhe koronavirusit janë shumë të ngjashme, kështu që janë të vështira për t’u dalluar,” thotë Dr. Leonard Mermel nga Departamenti i epidemiologjisë dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në Spitalin Rhode Island.

Simptomat e të dy viruseve përfshijnë ethe, marrje mendsh, lodhje, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, gulçim dhe rrjedhje të hundës. Por ndryshe nga gripi, COVID-19 mund të shkaktojë humbje të ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, ndërsa rreth gjysma e të gjitha rasteve të transmetimit janë midis njerëzve që nuk kanë simptoma, sqarojnë nga Agjencioni amerikan për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. (CDC).

Mënyra më e mirë për të ditur me siguri nëse një person ka koronavirus ose grip është të testoheni, ndërsa mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionin është të mbani maskë dhe të vaksinoheni kundër gripit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button