Von der Leyen: Ballkani Perëndimor nuk është pikë ndalesë në rrugën e mëndafshit

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar si vendim historik hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen me Bashkimin Evropian. Këtë vendim ajo e ka ndërlidhur me raportet mes BE-së dhe Kinës, duke aluduar në rrugën e mëndafshit, projektin e madh ekonomik kinez, i cili kalon nëpër rajonin e Ballkanit, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë vit ishte hap historik, ardhmëria e tërë rajonit i takon BE-së, ndajmë historinë e njëjtë dhe fat të njëjtë, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, ata nuk janë pikë ndalesë në rrugën e mëndafshit”, deklaroi von der Leyen.

Ajo konfirmoi se gjatë javëve të ardhshme, Komisioni Evropian do të prezantojë pako të re për rikuperim ekonomik për tërë rajonin.

Gjermania, e cila momentalisht kryeson me presidencën e BE-së, pret që në nëntor vendet anëtare të japin dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Shkup dhe Tiranë, përkatësisht hapjen efektive të kapitujve të parë të negociatave me BE-në.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button