Trump: Desha ta eliminoja Asadin, por nuk më lejoi Mattis

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka dashur ta “eliminojë” presidentin sirian, Bashar al Asad në vitin 2017, por sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis e ka kundërshtuar operacionin.

“Isha më se i interesuar që ai të mënjanohet. Gjithçka ishte përgatitur për atë. Mattis nuk deshi ta bëjë atë. Mattis ishte gjeneral mjaft i mbivlerësuar dhe e lashë të largohet”, theksoi Trump për televizionin “Fox News”.

Tramp theksoi se Mattis ishte “lider i keq”.

“Ishte i tmerrshëm ndaj meje, ishte gjeneral i tmerrshëm”, theksoi Trump. Ai gjithashtu e akuzoi gjeneralin e pensionuar se nuk ka dashur ta fitojë Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri.

“E hoqa qafe ISIS-in kur ai u largua. Bëra punë të shkëlqyeshme lidhur me ISIS-in, 100 për qind e hoqa qafe kalifatin”, theksoi Tramp.

Mattis dha dorëheqje nga funksioni në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button