fbpx

Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

Çdo vajzë dëshiron të ketë flokë të fortë dhe me shumë volum. Por, për disa, kjo nuk duket se është e natyrshme. Pa marrë parasysh se ç’lloj flokësh ke, ka një gabim që mund të jesh duke e bërë gjithmonë në dëm të flokëve dhe që i pengon ata të jetë të fortë e të bukur, transmeton Revista Class.

Sipas stilistes së personazheve të njohur, Eva Scrivo, sekreti është pikërisht te furça me të cilën kreh zakonisht flokët. Ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e volumit të flokëve. Sipas saj, furçat e sheshta dhe metalike nuk krijojnë tension të mjaftueshëm, kështu që flokët e humbasin volumin dhe bien.

Atëherë cili është lloji ideal i furçës që duhet përdorur?

Çelësi i flokëve të fortë qëndron te përdorimi i një furçe të butë dhe të rrumbullakët. Scrivo thotë se ky stil furçe u jep flokëve mundësi për të krijuar më shumë volum.

Nëse flokët nuk kanë volum edhe pas ndërrimit të furçës, atëherë duhet të tregosh kujdes me temperaturën e mashave. Stilisti Nick Penna thotë se duhet pasur shumë kujdes me piastrën që përdor për të drejtuar flokët, sepse nxehja e tyre në temperatura shumë të larta mund të çojë në dëmtim të flokëve dhe këputje të tyre.

Kështu, herën tjetër që do të drejtosh flokët pasi ke dalë nga dushi, këshillohet të përdorësh një spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, por pa harruar furçën e rrumbullkaët për të pasur flokë të fortë dhe me volum.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close