Pompeo është i gatshëm të jetë pjesë e administratës së dytë të Trampit

Sekretari i amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, e konfirmoi sot gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e administratës së dytë të presidentit amerikan Donald Tramp, nëse ai rizgjidhet president i SHBAsë në zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton MIA.

Pompeo nuk specifikoi për cilën pozitë është i interesuar.

“Ka ende shumë punë për të bërë dhe unë do të doja të gjeja një mënyrë për të qenë pjesë e saj”, tha Pompeo në Uashington, në ngjarjen virtuale të organizuar nga Këshilli Atlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button