fbpx

Shahpaska: I pakuptimtë është qëndrimi i prindërve në shtëpi pas hapjes së kopshteve

I pakuptimtë është qëndrimi në shtëpi i prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe lehonave pas hapjes së kopshteve, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, transmeton MIA.

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë prindërit e fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare kthehen në punë më 23 shtator. Më 9 shtator filluan të punojnë kopshtet dhe Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror. Ato filluan të punojnë sipas protokollit, i cili qartë i definon kushtet për qëndrim të sigurt të fëmijëve në kopshte dhe i cili e largon rrezikun nga infektimi i Kovid-19 në minimum”, thotë ministrja Shahpaska.

Ajo kumtoi se analizat që i ka bërë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri më 2 shtator, flasin se ka hapësirë për akomodim të 19.000 fëmijëve, ndërsa interesim kanë shprehur vetëm për 14.555 fëmijë. Në kopshte që nga vetë fillimi ka pasur 4.500 vende të lira.

“Prioritet kishin fëmijët e prindërve vetëushqyes dhe atyre, dy prindërit e të cilëve janë të punësuar. Prej këtu, nevoja e këtyre prindërve të mos shkojnë në punë pas hapjes së kopshteve është e pakuptimtë. Dhe për këtë Qeveria qartë e ka definuar vendimin dje, se prindërit e këtyre fëmijëve duhet të kthehen në punë”, theksoi ministrja.

Ajo tha se informatat të cilat në ditë i marrin nga kopshtet, flasin se, një pjesë e prindërve nuk i dërgojnë fëmijët në kopsht, edhe pse i kanë regjistruar.

“Njohuritë tona flasin se kapaciteti i kopshteve nuk është plotësuar dhe se ka hapësirë për akomodim të numrit plotësues të fëmijëve”, theksoi Shahpaska.

Ministrja konsideron se vazhdimi i pushimit të lindjes e humb kuptimin me hapjen e kopshteve.

“Ato prindër janë kujdesur për fëmijët e tyre sepse kopshtet nuk ishin në funksion. Prej këtu në seancën e djeshme qeveritare ishte sjellur vendim që  lehonat të cilat më gjatë nga afati i parashikuar ligjor për pushim të lindjes kanë qëndruar në shtëpi të kthehen në punë”, thotë Shahpaska.

Ajo theksoi se shteti duhet të funksionojë dhe sistemi të punojë, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve shëndetësore, grupi më pak i rrezikuar janë fëmijët dhe ato duhet të kthehen në kopsht.

Ministrja potencon se Qeveria e ndjek gjendjen, ndërsa në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale është formuar Komision i përbërë prej të punësuarve për mbrojtje të fëmijëve, por edhe i inspektorëve, të cilët dalin në terren dhe e ndjekin gjendjen në kopshte, në lidhje me atë nëse respektohen protokollet për mbrojtje.

Paraqitja e virusit Kovid-19 në disa institucione parashkollore, sipas ministres Shahpaska, është rast incidental.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close