“Finance Think”: Nga 14.934 denarë për punëtor për kompanitë më të goditura nga kriza e koronës

Instituti për hulumtime eonomike dhe politike “Finance Think” propozon kthim të masës nga 14.500 denarë për punëtor në veprimtaritë të cilat më së shumti ishin goditur prej krizës së shkaktuar nga npandemia e Kovid-19, transmeton MIA.

Më saktë, propozimi i “Finance Think” është të ndahen nga 14.934 denarë në muaj për punëtor në kompanitë të cilët në periudhën korrik-shtator kanë pasur rënie të të ardhurave në krahasim me periudhën prill-qershor. Kompanitë do të duhet të obligohen më 1 tetor të kenë së paku numër të njëjtë të të punësuarve si më 30 qershor dhe ta mbajnë numrin e njëjtë të të punësuarve në afat prej tre muajve pas përfundimit të masës, gjegjësisht deri në mars të vitit të ardhshëm.

Pritjet janë se me këtë masë mund të përfshihen 68.568 punëtorë. Shpenzimi mujor për realizimin e masës do të ishte 16,6 milionë euro, ndërsa shpenzimi i tërësishëm 100 milionë euro. Në punë mund të kthehen 11 mijë punëtorë që, sipas vlerësimeve të Institutit, është një e katërta e të sapopunësuarve.

Me realizimin e masës mund të ketë edhe të ardhura plotësuese në Buxhet në bazë të tatimit të të ardhurave personale dhe kontributeve prej të paktën 7,2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button