fbpx

Disa vullnetarë heqin dorë nga testimi i vaksinës për COVID-19 të Johnson & Johnson’s

Disa vullnetarë në Spanjë kanë hequr dorë nga testimi i vaksinës për COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson’s pas lajmit për efekte anësore te pjesëmarrësit që morën pjesë në provat e vaksinës AstraZeneca, ka thënë hetuesi spanjoll Alberto Borobia për agjencinë Reuters, transmeton Koha.net.

Hetuesi lider i këtij programi në Spanjë ka thënë se ka mjaftueshëm vullnetarë rezervë për të vazhduar testimin në mënyrë normale.

“Shumë na kanë telefonuar që të dërgojmë më tepër detaje për rreziqet e vaksinës, nëse ndonjë gjë që ka ndodhur me atë vaksinë ka të bëjë me vaksinën që po e studiojmë ne. Pyetjet të tilla”, ka thënë Borobia.

Ai nuk ka thënë se sa persona kanë hequr dorë nga provat.

Provat e vaksinës eksperimentale për COVID-19 të AstraZenecas, u ndaluan nëpër botë më 6 shtator pas raportimeve për efekte serioze anësore te një vullnetar në Britani. Provat kanë vazhduar në Britani dhe Brazil të hënën, pas marrjes së dritës së gjelbër nga rregullatori britanik, por ende janë të ndaluara në SHBA.

“Johnson & Johnson’s” ka nisur Fazën II të testimit të vaksinës për COVID-19 me 190 persona në Spanjë të hënën, ndërsa ato testime do të përfundojnë më 22 shtator. Testime po bëhen edhe në Holandë e Gjermani, ndërsa shifra totale e pjesëmarrësve në tri shtetet ka arritur në 550.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close