Atentat me eksploziv në Tiranë

Një makinë ka shpërthyer i pasojë e vendosjes së një sasie tritoli pasditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, transmeton ABC.

Makina thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka humbur jetën.Mësohet se makina ka shpërthyer, ndërkohë që po udhëtonte pranë zonës së njohur si “Ura e Nisharakut”.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në ambientin për rreth ka pasur shumë lëvizje, raporton EN. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar dhe në qendër të kryeqytetit. Kjo gjë ka shkaktuar panik tek qytetarë të shumtë.

Dyshohet që shpërthimi i automjetit të jetë shkaktuar me një sasi të madhe lënde eksplozive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button