fbpx

Ndërtimet pa leje në RMV, ministri Boçvarski paralajmëroi aktualizimin e ligjit për legalizim

Aktualizim të sërishëm dhe ndryshime të ligjit të propozuar për legalizim të ndërtimeve joligjore, që është në procedurë kuvendore, përmes bisedave me grupet e deputetëve dhe të gjitha palët e interesuara, paralajmëron ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në intervistë për MIA-n.

“Ligji veçmë është në procedurë kuvendore, respektivisht ky është i njëjti ligj që u parashtrua. Në atë moment, kur Kuvendi do ta aktualizojë, Ministria do të jetë e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet e deputetëve dhe të gjitha palët e interesuara, që në fund të ditës në këtë demokraci parlamentare të miratohet ligji, cili do ta rregullojë pjesën e objekteve të ndërtuara pa leje. Gjithçka që u ndërtua në zonat e mbrojtura në bregun e Ohrit dhe ndërtesat banesore A2, nuk do të jenë lëndë e legalizimit me këtë ligj. Kjo është një mbrojtje që të pengohen keqpërdorimet e tilla. Ligji është shumë më restriktiv se ai paraprak dhe ka momente të ndëshkimit në shumë aspekte”, thotë Boçvarski.

Aspekti i ndërtimeve pa leje, thotë, nuk duhet të shihet vetëm nga kjo anë, sipas ligjit për trajtim të objekteve të ndërtuara joligjore, por edhe nga mbikëqyrja inspektuese.

Sipas Boçvarskit, me Ligjin i ri për planifikimin urban, i cili fillon me zbatim, rregullohet situata në mënyrë që të mos lejohet, siç thotë ai, byroja kryesore urbane të jetë në Ilindenska, në ministritë apo komunat, por atje ku duhet të jetë – me arkitektët dhe planifikuesit. Të kalojë përmes kanaleve të vetëqeverisjes lokale dhe opinionit.

Ai apelon që çdoherë duhet të ketë kujdes në ligjshmërinë, pasi, thotë, shumë shpesh lëndët e bllokuara kanë dhe lëshime të caktuara dhe probleme që absolutisht nuk duhet të lejojmë të ndodhin.

Në intervistën që MIA nesër do ta publikojë në tërësi, Boçvarski flet edhe për realizimin e projekteve kapitale, premton fokus të ndërtimit në autostradën Kërçovë – Ohër, ku, edhe pse ka punë në terren, nuk është sipas dinamikës së dëshiruar dhe planifikuar, duke marrë parasysh atë se pas riprojektimeve, duhet të miratohen projekte insfrastrukturore dhe  shpronësimi i tokës. Flet edhe për planet për zhbllokimin e ndërtimit të hekurudhës Kumanovë – Beljakovc, ndërsa paralajmëron edhe shpërngulje në objektin e ri të Ministrisë së Transportit, pasi të përfundojë pranimi teknik, për çka veçmë u formua ekip nga ky resor.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close