ASHMAV do të prezantimin mediatik të grave kandidate gjatë fushatës zgjedhore

Agjencia e Shërbimeve të Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAV) do të përgatisë analizë të çështjeve gjinore dhe prezantimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore me një theks në portretizimin dhe trajtimin e grave – kandidate/përfaqësuese të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Është hulumtim i rregullt vjetor i temave të ndryshme mbi çështjet gjinore në media, i cili është prodhuar që nga viti 2012 e që këtë vit do të mbulojë përmbajtjen programore të televizioneve kombëtare gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që u mbajtën më 15 korrik të këtij viti.

“U paraqit nevojë serioze për të realizuar një analizë të thelluar si për sasinë ashtu edhe për  cilësinë e programeve edhe të radiodifuzerëve, e cila do të sigurojë tregues të qartë nëse ka stereotipa dhe paragjykime në prezantimin e kandidateve/përfaqësueseve  në fushatën zgjedhore”, thanë nga АSHMAV.

Me hulumtimin e radhës do të analizohen programet qendrore të lajmeve ditore, intervistat dhe debatet e organizuara gjatë 19 ditëve të fushatës zgjedhore, të cilat u transmetuan në RTM 1, RTM 2, Alsat-M në shqip, Alfa, Kanal 5, Sitel dhe Telma. Në të njëjtën kohë, do të hulumtohet aspekti i shfaqjes dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në pjesën e reklamave politike me pagesë gjatë fushatës zgjedhore.

Kah fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2021, ASHMAV do të mbajë një ngjarje ku do të paraqiten rezultatet e kërkimit, për të cilën është hapur një procedurë tenderimi deri më 18 shtator për dorëzimin e ofertave në ASHMAV nga palët e interesuara që mund të realizojnë këtë hulumtim.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button