RMV, një 23 dhe 29-vjeçar në mesin e 9 të vdekurve me KOVID-19 – 98 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 98 raste të reja me KOVID-19, 9 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 104 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.925, të shëruarve në 13.418, ndërkaq të vdekurve në 661. Për momentin ka 1.846 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kriva Pallanka, dy nga Gostivari (60 dhe 62-vjeçar), një 60 vjeçar nga Kumanova, një 70-vjeçar nga Velesi, dy nga Shkupi 71 dhe 23-vjeçar), dy nga Strumica 29 dhe 44-vjeçar).

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 50
  • Strumicë 9
  • Tetovë 7
  • Kumanovë 6
  • Prolep 5
  • Shtip 4
  • Manastir 4
  • Strugë 3
  • Ohër 2
  • Dellçevë 2
  • Veles 1
  • Gostivar 1
  • Kriva Pallankë 1
  • Koçan 1
  • Berovë 1
  • Kërçovë 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 46
  • Tetovë 9
  • Prilep 8
  • Shtip 6
  • Dellçevë 6
  • Makedonski Brod 5
  • Pehçevë 4
  • Berovë 4
  • Ohër 3
  • Vinicë 2
  • Strumicë 2
  • Kriva Pallankë 2
  • Koçan 2
  • Veles 1
  • Gjevjgeli 1
  • Sveti Nikole 1
  • Kërçovë 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.404 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 167.760 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button