MPB do të përforcojë kontrollet për sanksionim të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit

Në mjediset urbane do të ketë prani të përforcuar të policisë rrugore dhe automjete të posaçme, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski dhe informoi se MPB prej dje filloi me zbatimin e kontrolleve të përforcuara të aksionit për sanksionimin e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit dhe rregulla në Shkup, por edhe në territorin e tërë vendit.

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme, informoi Angellovski, janë shqiptuar gjithsej 514 sanksione, mes të cilave vozitje pa patent shofer 30, tejkalim i shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 87 kundërvajtje, automjete të paregjistruara 18, janë sanksionuar 36 motoçiklistë, ndërsa janë marrë katër motoçikleta. Janë shqiptuar edhe 169 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Ai potencoi se sanksionohen të gjitha kundërvajtje të komunikacionit, posaçërisht ata të cilët janë shkak më i shpeshtë për fatkeqësi komunikacioni me pasoja të rënda, siç janë drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit, vozitje me shpejtësi mbi të lejuarën, mosdhënia e përparësisë në kalim të automjeteve dhe këmbësorëve dhe të ngjashme.

“Në mjediset urbane për shkak të sigurimit të qarkullimit të më të madh në komunikacion, do të ketë prani të përforcuar të policisë rrugore dhe automjeteve të posaçme për mënjanim të automjeteve. Gjithashtu, në mënyrë më se rigoroze do të sanksionohen vozitësit e motorëve të cilët drejtojnë mjetin në kundërshtim të rregullave dhe i shqetësojnë qytetarët në orët e vonshme të natës”, deklaroi Angellovski, transmeton MIA.

Zëdhënësi i MPB-së u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, jo për ta evituar pagesën e dënimeve, siç theksoi, por para së gjithash, për ta shtuar sigurinë në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button