Kina vazhdoi përjashtimet tarifore për mallrat e SHBA-së për një vit

Kina të martën njoftoi se ka vendosur të përjashtojë tarifat për disa produkte të SHBA-së edhe për një vit tjetër, që është një lëvizje e cila shihet si një tjetër lëshim në mosmarrëveshjen tregtare në vazhdim midis dy gjigandëve ekonomikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit Shtetëror të Kinës tha se nuk do të vendoset asnjë tarifë shtesë për 16 produkte nga SHBA, duke përfshirë lubrifikantë dhe ushqim peshku, deri më 16 shtator 2021, njoftoi e përditshmja shtetërore “Global Times”.

Lufta tregtare midis Pekinit dhe Washingtonit u përshkallëzua gjatë viteve të fundit ndërsa SHBA ngriti tarifat mbi importet kineze, kurse Kina u përgjigj me masa të njëjta.

Megjithatë, ka pasur lëshime nga të dy palët gjatë kësaj periudhe, ku SHBA-të vazhduan përjashtimet tarifore për një gamë të gjerë të mallrave kineze muajin e kaluar deri në fund të vitit 2020.

Më parë në maj, Pekini vendosi të përjashtojë disa produkte të importuara nga SHBA nga tarifat ndëshkimore, vetëm disa ditë pasi Washingtoni publikoi një listë të produkteve të zgjedhura kineze për t’u përjashtuar nga tarifat.

“Masa e Kinës është një gjest reciprok drejt SHBA-së”, tha për “Global Times” Gao Lingyun, një ekspert në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale në kryeqytetin Pekin.

“Për vazhdimin e përjashtimit nga Kina do të përfitojnë importuesit kinezë, eksportuesit amerikanë dhe prodhues të ndryshëm”, tha ai.

Raporti, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Bujqësisë javën e kaluar, tha se firmat kineze kohët e fundit importuan 664 mijë tonë soje nga SHBA.

Kina bleu gjithashtu 101.600 tonë misër nga SHBA, shtoi departamenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button