70 administratorë të Qytetit të Shkupit nuk shkojnë në punë për shkak të virusit korona

Rreth 70 administratorë të Qytetit të Shkupit qëndrojnë në shtëpi për shkak të virusit korona, njofton Portalb.mk.

Kjo mungesë ë së shumti ndjehet te qytetarët të cilët kërkojnë shërbime në sektorin tatimor. Në këtë sektor nuk shkojnë në punë 47 të punësuar. Për shkak asaj, qytetarët nga fillimi i pandemisë deri më tani mundohen që t’i marrin shërbimet e nevojshme nga sektori tatimor, a në numrat telefonik të lënë për kontakt në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit askush nuk paraqitet.

Shilegov thotë se këto probleme do të zgjidhen kur të fillojë procesi i reformave në administratën publike.

Pasi që u miratua masa e Qeverisë që prindërit e fëmijëve deri më 10 vjet dhe të sëmurët kronik të lirohen nga shkuarja në punë, tanimë gjashtë muaj është përgjysmuar administrata e qytetit. Shilegov thotë se ajo ka treguar se edhe pa këto persona Qyteti i Shkupit mund të funksionojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button