Këngëtari Vullnet Neziri: Ndiq atë që të fle në zemër!

Vullnet Neziri është një këngëtar nga qyteti i Tetovës. Dëshira dhe pasioni i tij për muzikën kanë qenë që kur ai ishte në moshë të vegjëlisë, por rrugëtimi i tij në këtë sferë ka filluar më saktë nga çasti kur është regjistruar në shkollën e mesme të muzikës, sqaron ai për Portalb. Ndiq atë që të fle në zemër, ishte mesazhi i tij për gjithë rininë si motivim që gjithmonë të arrijnë sukses dhe të realizojnë ëndrrat e tyre , njofton Portalb.mk.

Vullnet Nezir, këngëtar

Si ka qenë rrugëtimi  juaj në sferën e muzikës  dhe sa e keni pasur mbështetjen e njerëzve përreth?

Që në moshë të vogël e kam ditur shumë mirë se dua të merrem me muzikë por fatkeqësisht nuk kam pasur rastin të ndjek mësimet profesionale në shkollën fillore të muzikës. Rrugëtimi im mund të them që ka filluar nga çasti kur u regjistrova në shkollën e mesme të muzikës. Sa i përket mbështetjes nga njerëzit e afërt nuk më ka munguar asnjëherë, shumë herë madje më kanë bërë të ndjehem i mbivlerësuar, po mendoj se përkrahjet në një profesion si muzika janë të domosdoshme për një formim të shëndoshë.

 

Vullnet Nezir, këngëtar

A keni filluar të këndoni nëpër mbrëmje festive, tani pasi janë zbutur edhe masat kundër Covid-19, sepse besoj që shumicës së të rinjve ju intereson kjo gjë?

Dalëngadalë me përmirësimin e situatës kanë filluar që edhe lokalet të organizojnë mbrëmje me muzikë, nënkuptohet duke respektuar deri diku masat rekomanduese për mbrojtje.

 

Vullnet Nezir, këngëtar

A keni menduar për të ardhmen, çfarë pretendoni të bëni apo ku dëshironi të arrini?

Është pak e vështirë kjo pyetje për momentin. Ka një vit që kam diplomuar nga akademia e arteve për instrumentin e oboes dhe fiks pas diplomimit jam punësuar në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve shqipe. Gjithmonë kam kërkuar më shumë nga vetja dhe për momentin një master në vendet evropiane do të ishte një shpërblim shumë i madh për mua, po në ndërkohë më pëlqen dhe të qëndroj këtu ku jam e të mundohem të kontribuoj sa më shumë në komunitetin e muzikantëve shqiptarë në Maqedoni.

 

Vullnet Nezir, këngëtar

A do të ketë Vullneti ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtar tjetër?

Për momentin jam duke e realizuar një dëshirë që e kam pasur gjithmonë. Një album me këngë të shkruara nga unë. Pas asaj pse jo, bashkëpunimet gjithmonë janë të mirëpritura me njerëz pozitiv dhe që duan të bashkëpunojnë.

 

 

Vullnet Nezir, këngëtar

Çfarë do ju sugjeroni të rinjve që dëshirojnë të merren me muzikë dhe nuk kanë një mendim të prerë ende?

Ndiq atë që të fle në zemër! Sado që mundohemi ta planifikojmë të ardhmen dhe sado që të kemi ato momente mosbesimi në vete qoftë për profesionin që zgjedhim apo për diçka tjetër, unë kam mendimin se kur ke përkushtimin dhe qëllimi yt kryesor rrjedh nga dashuria e madhe dhe pasioni, suksesi nuk do ju mungojë asnjëherë!

Për të dëgjuar këngët e kënduara nga Vullnet Neziri mund të klikoni në kanalin e tij këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button