Institutit për Shëndet Publik publikoi raportin javor për gjendjen me Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën prej më 7 deri më 13 shtator 2020 janë testuar gjithsej 8.353 materiale në laboratorët në të cilat u zbatua testimi molekular për praninë e SARS-COV-2, 14.2 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar gjithsej 705 raste të reja pozitive prej 33 qyteteve në shtet që paraqet ulje prej 10,8 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara në pajtim me raportin e Institutit për Shëndet Publik janë nga Shkupi (n=202; 28,7%). Në të njëjtën periudhë, në 17 qytete, numri i të sapodiagnostikuarve është nën 20.

Përqindja e rasteve pozitive nga testimet është 8.4 përqind ose 0.3 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

“Janë regjistruar persona të prekur në të gjitha grup-moshat. Më e përfaqësuar është grup-mosha e personave të moshës mbi 60 (n=173, 22,0%). Një numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek personat në grup-moshat prej 50-59 dhe 30-39 nga (n=136; 19,3%), 40-49 (n=107; 15,2%) dhe 20-29 (n=98; 14,0%). Numri më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=19; 2,7%) dhe 10-19 vjeç (n=36; 5,1%)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga rastet të cilat janë hulumtuar në aspektin epidemiologjik (n=681; 96,6%), janë regjistruar 127 (18,6 për qind) të hospitalizuar, që është ulje prej 3,8 për qind në krahasim me javën e kaluar ndërsa tek 227 (33,3 për qind) persona është regjistruar prani e sëmundjeve shoqëruese.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 221 (31,3 për qind), qëndron në kumtesë, kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. Janë regjistruar 32 persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Nga MSH përkujtojnë se pas dy testeve negative të marra për praninë e SARS CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të rri, si të shëruar udhëhiqen 709 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpie.

“Janë paraqitur 27 raste të vdekjes prej 12 qyteteve, shtatë më shumë në krahasim me javën e kaluar. Lidhur me moshën, 19 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, gjashtë të moshës prej 50-59 dhe dy prej 40-49 vjeç. Nga të vdekurit 25 persona kanë qenë të hospitalizuar. Komorbiditete janë regjistruar tek 23 persona të vdekur”, qëndron në kumtesën e sotme të MSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button