Prodhimi industrial në Evropë bie me 7,3 për qind në korrik

Prodhimi industrial në BE regjistroi një rënie prej 7,3 për qind në korrik krahasuar me të njëjtit muaj të vitit 2019, njoftoi zyra e statistikave të bllokut, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurostat theksoi se shifra ishte gjithashtu në rënie me 7,7 për qind edhe në eurozonë gjatë së njëjtës periudhë.

Ajo u rrit me 9,6 për qind, respektivisht 9,5 për qind në BE dhe eurozonë, në korrik në bazë mujore pas lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Zona e euros ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Në BE, midis grupeve kryesore industriale, prodhimi i mallrave kapitalë ra më shumë, me 10,4 për qind nga viti në vit në korrik.

Ai u pasua nga mallra të ndërmjetëm (minus 9,3 për qind), energji (minus 6,2 për qind), mallra të qëndrueshëm të konsumit (minus 3,8 për qind) dhe mallra të konsumit jo të qëndrueshëm (minus 1,9 për qind).

Midis vendeve anëtare, rëniet më të larta vjetore u regjistruan në Danimarkë (minus 13,6 për qind), Gjermani (minus 11,6 për qind) dhe Portugali (minus 9,6 për qind).

“Rritjet u regjistruan në Irlandë (15,6 për qind), Poloni (0,9 për qind) dhe Letoni (0,1 për qind)”, shtohet në deklaratë.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 924.600 jetë në pothuajse gjithë botën që kur u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar.

Më shumë se 29 milionë raste të COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, me 19,6 milionë të shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Për shkak të pandemisë, disa sektorë, përfshirë fabrikat, janë përballur me probleme në lidhje me masat, madje edhe me mbyllje.

Në Turqi, prodhimi industrial u rrit me 4,4 për qind nga viti në vit në korrik dhe 8,4 për qind në bazë mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button