Zaev në konferencën “Ekonomist” në Greqi, janë paralajmëruar takime me Micotakisin dhe Sakelaropulun

Kryeministri Zoran Zaev prej sot e fillon vizitës dyditëshe të punës në Greqi, ndërsa nesër do të marrë pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës Ekonomist “Tryeza e 24-t e rrumbullakët me Qeverinë greke”, do të ketë drekë pune me kolegun e tij grek, Kiriakos Micotakis dhe do të realizojë takim edhe me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Së bashku me kryeministri  Zaev janë edhe zëvendëskryeministrat për çështje ekonomike dhe për koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri, në margjina të konferencës do të ketë edhe disa takime me biznesmenë dhe përfaqësues të komunitetit afarist grek, ndërkaq Bytyqi dhe Dimitrov do të takohen me kolegë të tyre nga Qeveria e Greqisë, kurse Osmani do të realizojë takim pune me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias.

Nesër në mëngjes, kryeministri do të marrë pjesë në panel diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në ditën e dytë të konferencës Ekonomist, ndërkaq më vonë gjatë ditës së nesërme do të takohet me Sakelaropulu dhe do të ketë drekë pune me kolegun e tij grek.

Lidhur me takimin me Micotakisin, zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, në brifingun e djeshëm me gazetarë tha se perspektiva evropiane, si dhe temat që dalin nga Marrëveshja e Prespës, përkatësisht komisionet dhe të ngjashme, do të jenë pjesë e çështjeve për të cilat di të bisedojnë dy kryeministrat.

Pecas theksoi se është shumë me rëndësi që do të ekzistojë mundësi për bisedime, pas zgjedhjeve tek ne, dhe shtoi se “më e rëndësishme është perspektiva evropiane e vendeve nga Ballkani Perëndimor, përmes të cilës mund të zgjidhen shumë çështje”, përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve.

Zgjerimi i BE-së dhe hapat e ardhshëm, së bashku me reformat që duhet të zbatohen, si dhe tregtia dhe investimet, do të jenë temat për të cilat nesër do të diskutojnë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, në panel diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor në kuadër të konferencës Ekonomist, ndërkaq për perspektivën politike do të flasin ish-ministrat e jashtëm grekë, Dora Bakojani dhe Jorgos Katrugallos, të cilët tani janë deputetë nga Demokracia e Re, përkatësisht SYRIZA.

Në mesin e pjesëmarrësve të paralajmëruar në konferencën dyditore janë edhe kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, ministra nga Qeveria greke, mes të cilëve edhe ata të Punëve të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes, Investimeve, shefi i diplomacisë qipriote, ish-presidenti francez Oland, ish-kryeministri italian Renci, ambasadori i SHBA-së në Greqi e të tjerë.

Në konferencën e vitit ë kaluar Ekonomist, përkatësisht në “Tryezën e 23-të të rrumbullakët me Qeverinë greke” mori pjesë shefi i atëhershëm i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button