Sfilatat e modës përshtaten me pandeminë dhe tejkalojnë çdo parashikim

Java e modës këtë shtator ka marrë një format të ri për shkak të rregullores së Covid-19. Tanimë sfilatat do të mund t’i shohim në TikTok, transmeton Class.

Siç është raportuar nga Women’s Wear Daily më 10 shtator, aplikacioni i njohur social TikTok do të mbajë muajin e tij të modës, i cili do të fillojë në ditët në vijim. Duke shfaqur sfilatat virtuale, larmishmërinë në stil, sfilata e TikTok është një nga të parat e këtij lloji, duke sjellë javën e modës në një audiencë më të re dhe më të gjerë. Në sfilatat e muajit të modës në TikTok do të kontribuojnë disa marka të njohura si: Saint Laurent, Puma, Alice + Olivia dhe JW Anderson.

“TikTok është një platformë e mahnitshme, inovative që bashkon botën e modës, muzikës, artit dhe dizajnit”, tha Stacey Bendet, shefi ekzekutiv dhe drejtori krijues i Alice + Olivia. “Bashkëpunimi në një kapsulë të javës së modës për të mbështetur përfshirjen dhe diversitetin, ishte vërtet interesant dhe mezi pres të shoh përmbajtjen e krijuar nga dizenjot tona.”

Përveç shfaqjeve të modës dhe prezantimeve të sfilatave, shikuesit mund të shijojnë gjithashtu shfaqje stilimi nga Wisdom Kaye dhe Ariam, si dhe krijues të tjerë të njohur në aplikacion. “Ndihem sikur TikTok është bërë vërtet kaq i madh, kaq i rëndësishëm, veçanërisht për njerëz si unë që punojnë për modën”, tha Kaye. “Është vërtet e mahnitshme të shohësh marka si Saint Laurent, të gjitha këto marka të mahnitshme të dizenjojnë për TikTok.”

Sipas WWD, Puma gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të punuar në mënyrë specifike me krijuesit Black në koleksionin e ri për këtë event, që përfshin Jufu, Ajani, Dominic Toliver, Taylor Cassidy, Makayla, Kyle Kuzma dhe Winnie Harlow. Shikuesit inkurajohen të përdorin hashtags #TikTokFashionMonth, #GetTheLook dhe #Fashion101 gjatë shumë ngjarjeve të muajit, duke çuar deri te prezantimi “Sfilata e Odyssey” i cili do të përfshijë ‘influencers’ kryesorë të TikTok që shkelin sfilatat virtuale.

Muaji i modës TikTok do të përmbyllet me një festë online, sepse kush nuk do pak argëtimin pas modës?

“Ne jemi të përkushtuar që të jemi një partner i besuar i markave, ndërsa punojmë për ta zgjeruar TikTok për një kohë të gjatë,” tha një përfaqësues i rrjetit të famshëm për WWD. “Ne jemi shumë krenarë për komunitetin që kemi ndërtuar së bashku dhe jemi të lumtur që aplikacioni TikTok është aq i dashur për audiencën.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button