RMV, 113-të shkolla kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike

Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut raportoi se 113 shkolla fillore kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike, transmeton 24. Prej 113-të shkollave, 79 janë fillore dhe 34 të mesme.

Më 10 shtator ka mbaruar afati i shkollave për të dorëzuar kërkesën për zhvillimin e mësimit me prani fizike, ndërsa tri ditë të tjera janë pritur kërkesat e dorëzuara me postë. Për gjitha kërkesat e parashtruara nga themeluesit, gjegjësisht Komuna dhe MASH-i, Komisioni qeveritar do të vendosë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e parë formoi Komisionin që do të vendosë për ndonjë shkollë të caktuar se a do të ndjekë mësimin me prani fizike apo online, nëse paraprakisht parashtrohet një kërkesë e tillë.

Gjatë javës së kaluar nxënësit e shkollave të mesme protestuan në Shkup kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar. Gjithashtu, protestuan edhe nxënësit gjimnazistët e Strumicës. Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar. Këto iniciativa janë përkrahur edhe nga Megjashi.

Sipas ligjeve në fuqi, shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator në shkolla, ndërsa propozimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar. Pikërisht, një propozim të tillë për fillimin e mësimit nga 1 tetori, e propozoi edhe kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button