Katër viktima dhe 167 raste të reja me COVID në Shqipëri

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri duke e çuar në 338 numrin vikamave. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha, transmeton EN.

Ndërkohë janë identifikuar 167 raste të reja pozitive gjatë kryerjes së 862 testimeve ditës të fundit. Nga ana tjetër, rezultojnë 46 persona të shëruar nga virusi gjatë ditës së fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale                    74766

Raste pozitive                    11520

Raste të shëruara               6615

Raste Aktive                        4567

Humbje jete                          338

(Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               2317

Durrës               516

Shkodër            357

Lezhë               268

Elbasan            232

Korçë               209

Fier                  185

Vlorë                163

Kukës              140

Berat                 84

Dibër                 49

Gjirokastër        47

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button