Komitët në mes të qendrës së Shkupit bërtasin “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, Qeveria e dënoi gjuhën e urrejtjes

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e katërt raportoi se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë veprime për zbardhjen e rastit ku tifozët shprehin gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve në sheshin e qytetit, transmeton Portalb.mk.

Qeveria në seancën e sotme, diskutoi incidentin e fundit për gjuhën e urrejtjes së shkaktuar nga një grup tifozësh në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ashtu që Qeveria vendosi të dënon ashpër sjelljen e tifozëve që shkakton urrejtje, përçarje dhe jotolerancë mbi bazë etnike.

Qeveria sqaroi se do të informohen qytetarët në lidhje me zbardhjen e rasteve nga MPB-ja, si dhe kërkoi nga Prokuroria të veprojë në këtë drejtim.

“Qeveria i bën thirrje Prokurorisë publike të veprojë në mënyrë aktive në përputhje me  kompetencat e saj dhe të veprojë në lidhje me rastin e djeshëm të gjuhës së urrejtjes në shesh”, deklarojnë nga Qeveria, duke kërkuar gjithashtu edhe nga tifo-grupet të jenë të përmbajtur në veprimet e tyre.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe OJQ CIVIL e cila ka kërkuar që autoritetet t’i sanksionojnë individët dhe grupet që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button