Franca publikoi masat e reja kufizuese për parandalimin e COVID-19

Franca ka publikuar masat e reja mbrojtëse, të cilat ishin të paralajmëruara për implementim në Bordeaux.

Kafiteritë dhe restaurantet do të përballen me kufizime të reja, ku ngrënia dhe pirja në këmbë do të ndalohet, muzika jashtë ndalohet dhe ngjarjet publike nuk do të lejohen të grumbullojnë më shumë se një mijë persona, ndërsa grumbullimet e jo më shumë se 10 njerëzve do të lejohen në parqe, kopshte dhe plazhe, nuk do lejohet as alkooli në ambiente publike dhe as festat në ambiente jashtë.

Kryeministri francez, Jean Castex, ka udhëzuar autoritetet në Marseille, Bordeaux dhe ishullin Guadeloupe të vejë masa shtesë për të ndalur përhapjen e koronavirusit, deri në fund të ditës së hënë, transmeton KOHA. Detaje nga këto masa pritet të publikohen më tej, raporton The Guardian.

Bordeaux do të ofrojë orë shtesë të qarkullimit të autobusëve për të shmangur mbipopullimin dhe kompanitë detyrohen që të lejojnë punëtorët të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

Ngjarjet artistike, kulturore dhe sportive, përfshirë edhe palestrat dhe pishinat do të mbyllen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button