Qeveria vendosi që prej 23 shtatorit të kthehen në punë të sëmurët kronik dhe prindërit që e kanë kryer pushimin e lindjes

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e katërt vendosi që prindërit që e kanë kryer pushimin e lehonisë dhe të sëmurët kronik, do të kthehen në punë prej 23 shtatorit, transmeton Portalb.mk.

“Të punësuar që janë të liruar nga puna, bazuar në listën e konfirmuar të sëmundjeve kronike, duke filluar nga 23 shtatori i vitit 2020, do të kthehen në vendet e punës dhe në kryerjen e rregullt të punës”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se të liruar do të jenë vetëm ata që janë në fazën e zhvillimit të sëmundjes, të sëmurët me malarje, pasi do të jetë vërtetuar nga mjeku specialist.

“Të punësuarit që kanë qenë të liruar në bazë të shfrytëzimit të pushimit të lindjes, duke filluar nga 23 shtatori i vitit 2020, do të kthehen në vendet e punës dhe në kryerjen e rregullt të punëve”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se në vendin punës do të rikthehen edhe prindërit e fëmijëve të tjerë që kanë qenë të liruar nga puna gjatë kohës së pandemisë, si masë kundër përhapjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button