Kuvendi debaton për përbërjen e komisioneve parlamentare

Kuvendi sot e filloi seancën në rend dite të së cilës është zgedhja e përbërjes së trupave të punës të Parlamentit, propozim i cili është miratuar me koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve.

Gjatë vërtetimit të rendit të ditës, deputeti Antonio Milloshoski e konfirmoi vërejtjen të cilën e tha për Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve se ky Komision nuk mund të japë propozime për përbërje të komisioneve tjera kuvendore, sepse, siç potencoi, Kuvendi paraprakisht në seancë parlamentare nuk ka marrë vendim për themelimin e tyre dhe definimin e kompetencave, njofton MIA.

Për atë kërkoi rendi i ditës të ndryshohet, gjegjësisht plotësohet edhe pika e parë të jetë vendim për formim të komisioneve kuvendore dhe definim të kompetencave të tyre, ndërsa madje pastaj të shqyrtohet dhe votohet përbërja parlamentare, që nuk ishte pranuar nga shumica.

Në vërejtjen procedurale të Milloshoskit u përgjigj kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili theksoi se vendimi paraprak për formim të trupave të punës ose komisioneve është në fuqi, dhe se nuk ka propozime për formim të trupave të rinj të punës. Në këtë vendim, tha Xhaferi, themelohet edhe propozimi i koordinatorëve të grupeve të deputetëve për përbërjet.

Ai sqaroi se nëse sipas procedurës, në vetë seancën propozim-vendimi për formim të trupave të punës plotësohet me formim të trupave të ri ndryshe nga ato ekzistuese, atëherë në atë situatë do të duhet Komisioni për zgjedhje dhe enërime të mbajë seancë të re për përbërjen e komisioneve të reja eventuale.

Në rend dite të kësaj seance është edhe verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button