Rusi, afër 1 milion e 70 mijë të prekur nga COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.068.874, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 18.635, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e InfeksioneveKoronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.509 raste të reja me virusin dhe 57 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 878.700, me 2.475 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 696 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 271.793, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.993, me 11 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 40,9 milionë teste, përfshirë 279 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button