Prej sot rënie e vogël e temperaturave, të enjten dhe të premten reshje lokale të rrëmbyeshme

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare dhe erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Në jugperëndim do të ketë kushte për paraqitje të shiut të përkohshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Sipas DPHM-së,  të enjten dhe të premten kryesisht pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Deri në fund të javës temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej tetë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 24 deri në 33 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button