Yoshihide Suga, një hap afër pozitës së kryeministrit të Japonisë

Partia japoneze në pushtet, Partia Liberal-Demokrate, e ka përzgjedhur të hënën shefin e saj të kabinetit, Yoshihide Suga, si lider të ri, duke çuar një hap tutje synimin e tij për të zëvendësuar Shinzo Aben për pozitën e kryeministrit.

Suga ka fituar lehtë zgjedhjet, duke siguruar 377 nga 534 votat valide të ligjvënësve të partisë dhe përfaqësuesve rajonalë.

Rivalët e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba dhe shefi për politika në Partinë Liberal-Demokrate, Fumio Kishida, kanë mbetur mbrapa.

Marrë parasysh shumicën që siguron partia e tij në parlament, Suga pritet të fitojë votat e mjaftueshme të mërkurën dhe të bëhet kryeministër, pasi Abe ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore, transmeton REL.

Si këshilltar i deritashëm qeveritar, 71-vjeçari Suga konsiderohet si figurë stabile dhe vazhdues i politikave të Abes.

Ai ka thënë specifikisht se kandidatura e tij është motivuar nga dëshira për të vazhduar programin e kryeministrit në shkuarje.

Abe, që ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni para se të largohej nga zyra, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat që ka garuar për shef të ekzekutivit.

Si kryeministër, Suga do të përballet me një seri të sfidave, duke përfshirë luftimin e koronavirusit dhe ringjalljen e ekonomisë së tretë në botë, e cila ka qenë në recesion edhe para pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button