Së paku 33 viktima në zjarret në SHBA

Së paku 33 persona humbën jetën  në zjarret të cilat e përfshinë bregun perëndimor të SHBA-së, nga jugu i Kalifornisë deri në shtetin Uashington në veri.

Zjarre ka në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, ndërsa cilësia e ajrit dukshëm është përkeqësuar për shkak të hirit të zjarrit, lajmëruan mediat lokale.

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e qenve të stërvitur, po qarkullojnë  nëpër rajonet  e rrezikuara të tre shteteve amerikane, të cilat duruan pasoja më të rënda nga zjarri. Ata gjurmojnë pas të mbijetuarve dhe gjetjen e trupave  të viktimave të mundshëm, transmeton REL.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në Oregon, sipas të dhënave të  ueb faqes lokale për informim të qytetarëve për katastrofat e shkaktuara nga zjarret.

Guvernatorja Kejt Braun tha se  dhjetëra qytetarë udhëhiqen si të zhdukur në tre qarqe.

Për momentin, situata është më e volitshme për angazhimin e ekipeve të zjarrfikësve, sepse pas katër ditëve me temperatura të larta dhe erë të përforcuar, gjatë fundjavës, temperaturat filluan të bien dhe era të qetësohet.

Kushtet e motit më të lagështa dhe ajri i cili rrjedh në brendësinë e Oqeanit Paqësor krijojnë kushte për punë më të mirë të shërbimeve të angazhuar për shuarjen e zjarreve.

Shtëpia e bardhë kumtoi presidenti amerikan Donald Tramp do t’i vizitojë autoritetet në Kaliforni.

Xho Bajden, kundërkandidat i Trampit në zgjedhjet e ardhshme  në nëntor, arsyet për zjarret  që e kapluan pjesën perëndimore të SHBA-së i lidhi me ndryshimet klimatike.

SHBA-ja në nëntor të vitit 2019 filloi të tërhiqet nga Marrëveshja për ndryshime klimatike, të nënshkruar në Paris,  qëllimi i së cilës është të parandalohet paraqitja e ngrohjes  globale, si dhe zhvillimi i teknologjive të reja ekologjike në prodhimtari dhe industri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button