Maskat mund t’u japin njerëzve imunitet për COVID-19, thonë hulumtuesit

Maskat e fytyrës mund t’u japin njerëzve imunitet ndaj COVID-19 dhe të bëjnë që ata të sëmuren më pak nga virusi, thonë hulumtuesit në një nga revistat mjekësore më të respektuara në botë, raporton “Telegraph”, transmeton Koha.net.

Publikimi në “New England Journal of Medicine”, flet për një teori të padëshmuar ende, por premtuese, se mbajtja e maskave mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut nga virusi dhe të përkujdeset që një numër i madh i infeksioneve të reja të jetë pa simptome.

Nëse kjo hipotezë pranohet, thonë akademikët, atëherë mbajtja e përgjithshme e maskave mund të bëhet një formë e variolacionit që do të gjeneronte imunitet dhe kështu do të “ngadalësonte përhapjen e virusit në SHBA dhe në vende tjera” ndërsa bota është duke e pritur një vaksinë.

Sipas dëshmive thuhet se sasia e virusit ndaj të cilit ekspozohet një person në fillim të infeksionit, mund të përcaktojë edhe se sa rëndë do të sëmuret. Mbajtja e maskave kështu mund të reduktonte sasinë e viruseve ndaj të cilave janë të ekspozuar mbajtësit e maskës, dhe po ashtu sëmundja do të ishte më e lehtë.

Nëse kjo teori pranohet, thonë hulumtuesit, atëherë mbajtja e maskave do të përkujdeset që një numër i madh i të infektuarve me COVID-19 të jetë pa simptome.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button