Mickoski përmes Fejsbukut paralajmëroi protestë për të martën

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasdite në profilin e tij në Fejsbuk paralajmëroi protestë të re për ditën e martë, me fillim në ora 18:30, njofton Portalb.mk.

Protesta do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë, do të vazhdojë përmes urës “Goce Dellçev” dhe do të përfundojë para MPJ-së.

“Kjo është protestë e popullit, qëllimi është PËR BE, PËR Maqedoninë, për Dellçevin. Bashkimi Evropian, nga i cli çdo ditë jemi gjithnjë e më larg me mafien në pushtet, prehet mbi idetë e solidaritetit, unitetit dhe ndërtimit të urave. Qeveria negocion për Dellçevin, ndërsa sytë e opinionit janë larg asaj që për vendin tonë është esencialisht e rëndësishme. Historianët tanë meritojnë mbështetje, sepse Goce është shtylla e maqedonizmit. Pushteti të ketë parasysh se sa i rëndësishëm është substrati për të clin bisedojnë”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button