1.300 administratorë të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë, do të shpërndahen në institucionet shtetërore shumë shpejtë, ka paralajmërar zëvendëskryeministri Grubi

Prioriteti ynë do të jetë sistematizimi i 1.300 punonjësve në këtë ministri të cilëve duhet t’u gjejmë vende në institucionet shtetërore në të gjithë vendin, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri dhe ministër për sistem politik Artan Grubi njoftoi se në bashkëpunim me Jeton Shaqirin, ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës, sa më shpejtë do të sigurojnë vendosjen e të gjithë punonjësve në përputhje me Marrëveshjen kornizë të Ohrit në institucionet shtetërore. Bëhet fjalë për 1.300 punonjës në ministrinë e tij, më parë sekretariati për sistemin politik, të cilët marrin pagë, por nuk shkojnë në punë.

“Prioriteti ynë do të jetë sistematizimi i 1.300 punonjësve në këtë ministri të cilëve duhet t’u gjejmë vende në institucionet shtetërore në të gjithë vendin. Ne do të njohim diplomat universitare të të gjithë administratorëve dhe do t’i motivojmë ata të avancojnë vetë dhe të ardhmen e tyre ta shohin në ndërtimin e vendit tonë”, tha Grubi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

I pyetur nëse kandidati i BDI-së për kryeministër Naser Ziberi do të punësohet në ministrinë e tij, Grubi tha se këshillat e Ziberit, si njohës i mirë i administratës dhe ligjeve në vend, janë të mirëseardhura, por ai nuk do të punësohet në ministri.

Grubi paralajmëroi takim me profesorin Borçe Davitkovski, si dhe me profesorë tjerë, në mënyrë që të bëjë një ekip profesorësh të cilët do të ndihmojnë në funksionimin dhe strukturimin e ministrisë në mënyrë që ajo të marrë rolin e saj të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button