Shqipëri, 4 të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 168 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur gjithsej në 11.353 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 334.

Ndërkohë në orët e fundit janë shëruar 75 pacientë duke e rritur numrin e të shëruarve në 6.569 që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 4.450.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, iu ka bërë thirrje mësuesve, prindërve dhe nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin e masave kundër COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 73.904 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button