Neymar shërohet nga COVID-19, i gatshëm për ‘Le Classique’ ndaj Marseille

Paris Saint-Germaini ka marrë një shtytje të madhe nga lahmi se Neymar e ka fituar betejën me COVID-19 dhe do të jetë në skuadër për klasiken e të dielës kundër Marseille, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi brazilian kishte rezultuar pozitiv në fillim të këtij muaji së bashku me disa lojtarë të tjerë.

Krahas tij, tashmë negativë kanë dalë edhe Angel Di Maria, Keylor Navas e Leandro Paredes dhe do të jenë në dispozicioni të trajnerit Thomas Tuchel.

“Ata duan të luajnë, është e qartë… Nuk duhet të presim shumë nëse nuk ka rreziqe”, ka thënë trajneri.

Në ndërkohë, Neymar e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se është kthyer në stërvitje dhe është shumë i lumtur.

Nga ana tjetër, Kylian Mbappe (që doli pozitiv sa ishte me Francën) vazhdon të mbetet jashtë, si edhe Marquinhos dhe Mauro Icardi.

Ndeshja PSG-Marseille zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Parc de Princes në Paris, ndërsa skuadra mysafire nuk e ka mposhtur kampionin në 20 takimet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button