Bjellorusi, arrestohen 114 persona në protesta

Në protestat pa leje që u zhvilluan dje kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi janë arrestuar 114 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë, Olga Çemodanova deklaroi se në protestat e mbajtura dje në 12 vende të ndryshme në mbarë vendin kanë marrë pjesë jo më shumë se 1.700 persona.

Ajo tha se në protesta u arrestuan 114 persona prej të cilëve 99 në kryeqytetin Minks. Sipas saj, 87 persona do të vazhdojnë të qëndrojnë në arrest deri në daljen e tyre para gjykatës.

Çemodanova tha se edhe mbështetësit e presidetit Alexander Lukashenko organizuan aktivitete të ndryshme në mbarë vendin dhe se në 7 organizime të mëdha kanë marrë pjesë më shumë se 50 mijë njerëz.

Protestueset femra grisin maskën e policëve

“Në protestat kundër Lukashenkos ku morën pjesë vetëm gratë në Minsk, rreth 100 protestues të mbledhur në sheshin e Lirisë nuk u shpërndanë pavarësisht paralajmërimeve të policisë”, tha Çemodanova duke shtuar se protestueset femra tërhoqën nga veshjet policët, i grisën maskat dhe penguan kalimin e automjeteve të policisë.

Zëdhënësja tërhoqi vëmendjen se disa nga gratë në protesta kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre.

Pasi presidenti aktual Lukashenko shpalli fitoren e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin se “ka mashtrime në zgjedhje”. Protestuesit krahas zgjedhjeve të reja kërkuan edhe ndryshimin e kushtetutës së vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button